Transmetuar më 02-02-2021, 12:03

Kryeministri Rama, gjatë konferencës së përjavshme për shtyp, me temën “Ekonomia në Fokus”, gjeti rastin për të thumbuar kundërshtarin e tij politik, Lulzim Basha.

Teksa u pyet nga gazetarët lidhur me taksën progresive dhe programin e Partisë Demokratike, Rama tha se nuk ia vlen fare të diskutohet plani i tyre, pasi është i dobët e pa shtyllë kurrizore si vetë lideri.

Kreu i qeverisë u shpreh se do të vazhdojë t’i qëndrojë filozofisë së tij për taksën progresive “kush fiton më shumë, paguan më shumë, kush fiton më pak, paguan më pak”.

“Është kohë e humbur të flasim për programin e Partisë Demokratike, se vetë programi i tyre është si lideri i PD, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Por do të të përgjigjem, sepse është diksutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe alternativat tona, – u shpreh Rama. – Taksa e sheshtë, është taksë për të pasurit, për t’ju dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për t’ju marrë shpirtin atyre që fitojnë më pak. Taksa jonë, që unë e quaj taksa e ndershme, është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat, qoftë në aspektin e moralit shoqëror apo në aspektin e të ardhurave për individët". /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd