



Marco, një vullnetar 55-vjeçar i Mbrojtjes Civile, është shtruar në spital i prekur me koronavirus që nga nëntori i shkuar në Pavia të Italisë.
Dhe që nga ajo kohë, çdo ditë, qeni i tij Billy, e pret në derën kryesore të shtëpisë. E pamundur për ta lëvizur, sidomos në mbrëmje, kur nipërit dhe mbesat e pronarit të tij, vështirë se mund ta bindin atë të hyjë në banesë.
Billy dhe Marco janë të pandashëm prej dy vjetësh. "Më mungon shumë. Është një shok i paçmuar dhe i pazëvendësueshëm", shpjegon pronari i tij, i cili, pasi kaloi një periudhë të gjatë në spitalin "San Matteo", në kujdes intensiv dhe tani është transferuar në institutin "Maugeri" për rehabilitim.
"Duhet pak më shumë durim, – thotë ai, – dhe pastaj do të kthehem në normalitet. Mezi po pres të jem në gjendje ta ledhatoj".
Dhe ndërkohë, Billy e pret: çdo mëngjes ai kthehet në hyrje të shtëpisë duke tërhequr batanijen dhe jastëkun, në pritje të të zotit. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





