
Në një dalje për mediat, ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu foli për rreth 600 mjekë dhe infermierë të vijës së parë do të marrin dozat e vaksinës anti-Covid.
E pyetur nëse doktori Pëllumb Pipero do ta marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid, Manastriliu tha: “Gëzon shëndet. Është duke kaluar ditët e sëmundjes Covid-19 dhe do kemi shumë shpejt lajme. Nga ana tjetër, sa i përket dozës së dytë do të vendosim nesër se si do të procedohet”.
Manastirliu theksoi se plani i vaksinimit përfshin gjithë popullatën, duke përjashtuar ata që kanë të shkuar problematike me vaksinat dhe gratë shtatzënë.
Ajo përsëriti edhe njëherë se ka 3 skenarë lidhur me procesin e vaksinimit, ku më ambiciozi përfshin një periudhë prej 14 muajsh. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





