






Kryeministri Edi Rama mori sot edhe dozën e dytë të vaksinës Pfizer. Të parën ai e mori më 11 janar nga 975 doza që tha se i mori nga një vend i BE.
Kurse të dytën, nga 1170 dozat që erdhën mbrëmë nga kontrata me Pfizer e cila solli vetëm 1/40 e dozave që sipas marrëveshjes do të dërgonte në janar-shkurt.

Rama në dozën e parë të vaksinës
Herën e parë Rama e bëri dozën e vaksinës në krahun e tij të majtë siç shihni foton. Kurse sot, vaksinimi u bë në krah të djathtë siç shihni fotot në galeri.
Aktualisht ka shkuar në afro 1 mijë numri zyrtar ditor i të infektuarve, por ky numër shihet të jetë deri pesë herë më i lartë pasi shumë njerëz nuk bëjnë tampon.
Edhe numri i viktimave është rritur sërish duke përfshirë dhe mosha të reja. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





