







Ajo do të mbushë 55 vjeçe në këtë vit që sapo ka filluar (2 shtator), por me "kthesat" e saj të lë pa frymë.
Me një trup që është një himn për feminitetin, Salma Hayek konfirmohet si një bukuri e vërtetë që nuk njeh moshë.
Aktorja meksikane e Hollivudit, e lindur në Amerikë, postoi një foto fundjavën e shkuar, duke u relaksuar pranë pishinës me një palë rroba banje të zeza, një kostum që i rrit dekoltenë e saj "bujare".
"E diela vibron", ose "Sunday vibes", shkruan aktorja-seksi, e cila kohët e fundit ka arritur në 17 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe që i pëlqen të postojë ‘selfie’ me bikini dhe pa grim, një shembull i vetëdijes për veten dhe trupin e saj. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





