








Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill De Blasio, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të stuhisë së borës që ka goditur qytetin.
"Njujorkezët duhet të qëndrojnë në shtëpi, t’i mbajnë rrugët të lira për automjetet e urgjencës dhe të lejojnë që borëpastrueset të punojnë për të na mbajtur të sigurt", theksoi De Blasio.
Për shkak të stuhisë "Orlena" (më e fuqishmja në pesë vitet e fundit), pritet 45 deri në 60 centimetra dëborë.
Shkollat që do të japin mësim në internet janë mbyllur, takimet për vaksinime gjithashtu janë anuluar. Fluturimet gjithashtu u anuluan të gjitha duke filluar të dielën në mbrëmje.
Ndërkohë, i gjithë bregu lindor i SHBA-ve do të preket nga stuhia e dëborës dhe sipas parashikimeve pritet të zgjasë dy ditë. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





