Transmetuar më 01-02-2021, 22:43

Shkrimtari i “Simpsons”, Marc Wilmore ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare si pasojë e koronavirusit.
Lajmin e trishtë e bëri të ditur vëllai i tij, Larry Wilmore me anë të një publikimi në rrjetet sociale.
“Vëllai im i dashur ka ndërruar jetë mbrëmë pasojë e koronavirusit.
Ai ishte engjëlli më i mirë, më i ëmbli dhe njeriu më qesharak që kam njohur.
Të dua vëllai im i vogël”, ka shkruar ai krahas fotos.
Kujtojmë në vitin 2008 Marc fitoi një çmim për “Eternal Moonshine of the Simpsons Mind”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





