Transmetuar më 01-02-2021, 18:59

Një eksperte në Britani ka paralajmëruar se jeta në të gjithë botën nuk do jetë kthyer në normalitet edhe për të paktën dy vjet, si pasojë e koronavirusit.

Clare Wenham, asistente e politikës globale shëndetësore në “London School of Economics”, ka thënë për Sky News se pandemia e koronavirusit nuk do të përfundojë derisa të mbrohet popullsia e botës.

“Për momentin, të dhënat tregojnë se deri në vitin 2023/24 vaksinat nuk do të mund të shpërndahen tek të gjithë”, tha ajo.

“Kjo është një kohë e gjatë. Dhe shpërndarja e disa vaksinave tani mund të na çojë më shpejtë në normalitet”, theksoi ekspertja.

Sipas saj, edhe nëse popullata e Mbretërisë së Bashkuar të ishte vaksinuar, kufizime të tilla si kontrollet kufitare do të vazhdonin të ekzistonin për shkak të kërcënimit të paraqitur nga variante rezistente të koronavirusit. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd