Transmetuar më 01-02-2021, 15:10

Pak ditë më parë Ministrja e Kulturës, Elva Margariti humbi bashkëshortin e saj.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, duke u ndarë nga jeta në moshë të re.

Sot ministrja ka postuar një reagim në rrjetet sociale.

Postimi:

Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen.

Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona.

Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur!

Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi! /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd