Transmetuar më 01-02-2021, 14:04

Festat e fundvtiti kanë reflektuar gjatë muajit janar një rritje tek të gjithë treguesit e pandemisë në vend, që nga shifrat e infektimeve, shtrimet në spital dhe numri i jetëve të humbura për shkak të koronavirusit.

Profesoreshë Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se: “Këtë javë vërejmë rritje të numrit të rasteve, incidenca javore ka shkuar në 209 raste për 100 mijë banorë, incidencë e cila duket një rritje drastike, e rëndësishme, pasi deri një javë më parë kjo ishte nën 200. Vërejmë dhe rritje të incidencës dy javore, duke pasur parasysh periudhën e inkubaiconit, e cila shkon në 378 raste për 100 mijë banorë, – tha Bino. – Janë tregues me tepër me rëndësi, sidomos në këtë javë, që kombinohet dhe me rritjen e shtrimit në spitale dhe rritje të numrit të vdekjeve".

Sipas Binos, "rritja më e madhe vihet re në Tiranë, por dhe në rrethe të tjera si Durrës, Fier, pavarësisht se incidenca më e lartë vihet re në Bashkinë e Sarandës. Rritja kësaj jave që është rritja kryesore, është në këto bashki që përmenda. Por, po të marrim gjithë Shqipërinë, kemi rritje graduale në gjitha bashkitë e vendit".

Sa i takon grupmoshave më të prekura, Bino shtoi se "ka pasur rritje jo vetëm tek të rinjtë, para dy jave kishim tendencë në rritje në grupmoshat e reja, por aktualisht kemi rritje të infektimeve në të gjitha grupmoshat. Kemi rritje të mirëfilltë të rasteve pas festave të janarit”. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd