Transmetuar më 01-02-2021, 11:49

Policia ka reaguar në lidhje me atentatin në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier. Sipas bluve, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Range Rover”, i cili është gjetur i djegur në fshatin Daullas.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të ditës së sotme ku një person qëlloi me armë zjarri ndaj Shkëlzen Kastratit, i cili ndodhej në automjetin e tij tip “Mercedes Benz” me targa AB871AN.

Njoftimi i Policisë Fier

Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd