Transmetuar më 01-02-2021, 11:34




Personi i vrarë ditën e sotme në Fier, brenda automjetit të tij "Mercedes Benz", është identifikuar si Shkëlzen Kastrati.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë, në vendin ku do të ndërtohet spitali i ri i Fierit, po digjet një automjet, por që nuk dihet nëse ka lidhje me vrasjen apo jo.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa si pasojë e atentatit, mjeti me të cilin lëvizte viktima është përplasur një tjetër automjet.
Trupi i viktimës ndodhet ende brenda makinës. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





