Transmetuar më 01-02-2021, 10:42

Kryeministri Rama, ka deklaruar se dozat e para të vaksinws anti-Covid tw kompanisw "Pfizer", do të vijnë në sasi më të vogël se sa ishte planifikuar, pra më pak se 10.700.

“Jemi fatmirësisht në kushtet, kur kemi një kontratë direkt dhe nuk kemi nevojë për mekanizma të BE. Nuk jemi as në dorë të mekanizmit të COVAX që dhe aty problemi është i jashtëzakonshëm. Kanë filluar kërcënimet për hedhje nëpër gjyqe, – tha kryeministri. – Ndërkohë që ne kemi vetëm një spostim në kohë, pasi dozat e para të "Pfizer" do të vinin në javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmimit të fundit, dozat e para mbërrijnë sot në darkë dhe vazhdojnë me faza".

Rama theksoi se "nuk e kam të saktë sa doza mbërrijnë sot, por e sigurt është që ne do të vazhdojmë të vaksinojmë të tjerë. Sot, vijnë doza më pak se ato që ishin angazhuar për partinë e parë, por sidoqoftë e rëndësishme është që fillon vaksinimi i dytë“, – shtoi ai.

Rama u shpreh se qeveria është shumë pranë një marrëveshje me kompaninë tjetër "Astra-Zeneca" për vaksinën anti-Covid.

"Jemi shumë afër një marrëveshje përfundimtare me "AstraZeneca"-n dhe vazhdojnë kontaktet tona me tre shtete që jemi në rrugë të mbarë. Mund ta them që skenari i parë i vaksinimit, brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma, pavarësisht këtyre vonesave që nuk kanë të bëjnë me ndonjë gabim nga ne".

Kryeministri pohoi se vaksinimi në vend do të vijojë me mjekët dhe infermierët, "sepse ata kanë radhën të parët. Pastaj me të moshuarit". /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd