Transmetuar më 01-02-2021, 10:17

Policia e Divjakës ka vënë në pranga, autorin e ngjarjes së rëndë në fshatin Grabian të Divjakës, ku një 89 vjeçare është dhunuar fizikisht nga nipi i saj 36-vjecari Saimir Meçani.

Ai është arrestuar dhe ndodhet në polici, ndërkohë që kjo e fundit ka konfirmuar edhe akuzat për përdhunim.

Sipas policisë, i riu akuzohet për dy veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht në banesën e gjyshes, ku sipas policisë, 36-vjeçari, dyshohet se ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, në dëshminë e saj tronditëse, e moshuara tregoi se çfarë kishte ndodhur.  “Më ka rrahur. Më bëri si do vetë. Më torturoi. Punë e vet…”, tha mes lotësh 89-vjeçarja.

Ndërsa djali i saj, tregoi se ngjarja kishte ndodhur kur nuk ishte në shtëpi dhe kur kishte mbërritur aty, e kishte gjetur të moshuarën të zhveshur. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd