
Nuk dëshironte ta shihte më djalin e tij të trishtuar dhe më pas Alan, ish-mesfushori i Napolit, tani te Evertoni, u qeth zero dhe postoi një foto me Miguelin e vogël në profilin e tij në Instagram.
“Vendosa të publikoj foton e djalit tim për ta mbështetur atë. Ai është një fëmijë i lumtur, ai gjithmonë qesh! Është dielli i shtëpisë sonë. Ai e merr gjithçka mirë dhe ndonjëherë tallet me veten. Por herë të tjera ai trishtohet nga pyetjet dhe shikimet. Dhe nuk dua ta shoh më ashtu”.
Djali i brazilianit Alan vuan nga ‘alopecia’, një sëmundje autoimune që i shkaktoi rënien e flokëve. Babai më pas vendosi të qethë flokët e tij për t’u bërë si fëmija dhe ta bëjë atë të mos ndihet në turp.
Një gjest i bukur plot dashuri ndaj fëmijës, i prekur nga një patologji që nuk është serioze nga pikëpamja fizike, por shkakton pasoja estetike dhe shqetësime emocionale.
"Mendova shumë nëse do të duhej të flisja për këtë temë këtu, sepse e vërteta është se nuk jam aq rehat, – janë fjalët e gruas së lojtarit, të ndara në Instagram nga mesfushori brazilian i Evertonit. – Nuk dija çfarë të thosha, por pasi u luta dhe u mendova pak, vendosa të ndaj këtë situatë që po përjetojmë për ca kohë. Kur Migueli ynë ishte 4 vjeç, ai u diagnostikua me "alopecia", një sëmundje autoimune në të cilën trupi sulmon vetë gjendrën e flokëve. Problemi i vetëm i madh me ‘alopecinë’, është estetika. Migueli ynë është super i shëndetshëm dhe rrallë ka nevojë të marrë ilaçe, falë Zotit”. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





