Transmetuar më 26-01-2021, 22:29

Vijon me surpriza emisoni "Përputhen" në Top Channel.

Pas takimit të parë, Andi tha se nuk e ka zënë gjumi deri në dy të natës duke menduar për Melisën. “Po nëse ndahemi e ti ik në shpi e të ngel prapë mendja te unë”, ishte kjo pyetja që Melisa i bëri në takim.

Bora: Melisa të bëri një pyetje çfarë ke për të thënë?

Andi: Po e kam menduar goxha gjatë dhe s’më ka marr gjumi deri në dy.

Bora: Çfarë mendoje për Melisën?

Andi: Uuuh… Mendoja që me ja mësu teknika të tjera të xhudos.

Andi: Veç mos po ma lëndon zemrën se të tjerat janë në rregull.

Bora: Melisa ti e ke menduar në shtëpi Andin?

Melisa: E kam menduar, është goxha tip interesant, nuk është në hije për mua, por që kemi shumë ngjashmëri por kam pak frikë.