Transmetuar më 26-01-2021, 19:57

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Levan-Vlorë të autostradës që të çon drejt Fierit duke u mbyllur me vdekjen e një të reje dhe plagosjen e një tjetre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:25, në  autostradën Vlorë- Fier, kur mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., 23 vjeçe dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Pamje pas ngjarjes

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç. Sakaq, është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Trupi i viktimës është gjetur shumë metra larg nga vendi i ngjarjes nga automjetit çka dëshmon dhe fuqinë e goditjes së dy automjeteve.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kripa” dhe siç shihet dhe nga pamjet që sjell Vloranews, përplasja midis dy mjeteve ka qenë shumë e fortë ku njëri prej tyre është batuar në anë të rrugës.

/a.m/NOA.al