Transmetuar më 26-01-2021, 18:55

“U përputha me Andin”, shkruan Tea poshtë fotos që postoi në Facebook, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se në studio bëhet show, ku ka “puthje” por jo “përputhje”.

Tea dhe Andi dolën si çift i përputhur që do të vazhdojë marrëdhënien e tyre jashtë emisionit.

Çifti ka qenë më i përfoluri dhe i preferuari i publikut që prej nisjes së sezonit të dytë të “Për’puthen”.

Të dielën, gjatë “Për’puthen Prime”, të dy deklaruan se u përputhën duke dalë nga studio me ceremoni, pasi shpërndanë llokume për konkurentët e tjerë.

Akuzat se dy konkurentët po aktronin me njëri-tjetrin dhe se nuk kishte kimi midis tyre kanë qenë të vazhdueshme, si nga vetë konkurentët në studio, ashtu edhe nga publiku.

Andi ishte i pari konkurent i këtij sezoni që deklaroi se është në program vetëm për një vajzë, Tean. Tea, në atë moment ishte midis Andit dhe Elvisit.

Ajo vendosi se do të vazhdojë njohjen vetëm me Andin. Sa dhe si do të vazhdojë, kjo mbetet për t’u parë./a.m/NOA.al