Shi pa ndërprerje, ecet zbathur nëpër qytet! (Foto)
Transmetuar më 26-01-2021, 17:28

Zona të ndryshme në vendin tonë janë përfshirë nga përmbytjet.

Problematike paraqitet situata edhe në Bulqizë.

Reshjet intensive të shiut vijojnë pa ndërprerje.

Rruga që lidh qytetin e Ri me atë të vjetrin është mbuluar totalisht nga uji.

Kjo ka bërë që qytetarët të zbathen si mënyrë e vetme për të kaluar në anën tjetër.

Kjo është situatë e përsëritur, thonë banorët, pasi e njëjta gjë ndodhi edhe disa ditë më parë në qytet. Ata ankohen se autoritetet lokale nuk kanë marrë masa, teksa e njëjta situatë përsëritet sa herë që bien reshje.

/a.m/NOA.al