Transmetuar më 26-01-2021, 12:47

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Vlorë, ku sipas informacioneve, i plagosur ka mbetur shtetasi Marion Mitro, i cili ka marrë një plumb në këmbë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë bibliotekës së qytetit, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar nga makina ndaj objektivit.

Ndërkohë, policia bën me dije se në aksin rrugor Vlorë- Selenicë është konstatuar, duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

Dyshohet se Mitro është qëlluar nga automjeti i djegur. Sakaq vijojnë hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit. /e.a/noa.al/