Transmetuar më 25-01-2021, 21:56

Këto ditë në media ka qarkulluar lajmi se modelja e njohur Vildane Zeneli dhe djali i moderatorit Ardit Gjebrea, Jon Gjebrea, janë në një lidhje.

Pak ditë më parë madje u tha se dyshja ishin ndarë pas gati 3 muajsh lidhje. Pas këtyre thashethemeve, ka reaguar vet Joni.

Në një postim të gjatë në Instastory ai shprehet se Vildanen e njeh prej 10 vitesh dhe se ata janë vetëm miq.

“Të gjitha lajmet janë të pavërteta. Unë me Vildanen njihemi prej 10 vitesh dhe jemi miq. Vizita ime në NY ka qenë për takime pune dhe ashtu siç bëjnë miqtë takohen me njëri-tjetrin për të drekuar”,  ka shkruar ndër të tjera Joni.