Transmetuar më 24-01-2021, 08:28

Një aksident i rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në aksin Fushë Krujë-Laç.

Aksidenti ndodhi pranë fshatit Dervan. Si pasojë humbi jetën një 46-vjeçar.

Shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip “Ford”,  A. S., 46 vjeç.

Gjithashtu dodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Policia rrugore ka arrestuar në flagrancë shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has.

Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

/a.m/NOA.al