Transmetuar më 24-01-2021, 00:01

Armando Sadiku transferohet në Bolivi, te skuadra e Bolivar.

Sulmuesi shqiptar ka befasuar me këtë lëvizje, pas aventurës së dështuar tek Erzurumspor në Turqi.

Marcelo Claure, presidenti i Bolivar, e ka bërë me dije këtë lëvizje dhe Sadiku tani është gati për eksperiencën e re.

“Mirë se vjen Armando Sadiku. Sulmuesi i fuqishëm, 29-vjeçar, i cili shkëlqeu në ligat kryesore në Europë duke shënuar më shumë se 100 gola në Zvicër, Spanjë, Poloni dhe Turqi, pjesë e kombëtares shqiptare.

Ai është shqiptari i parë që vjen në Bolivi”, shkruan mes të tjerash Claure.