Transmetuar më 23-01-2021, 21:41

Ish konkurrentja e “Love Story”, Drita, ka dhënë një intervistë për “Daily Love Story”.

Ajo ka rrëfyer se Saimiri nuk i ka shkruar siç bëri me vajzat e tjera, ndërsa shtoi se ndjehet e diskriminuar që ai nuk e ftoi nëpër takime.

Drita: Ndoshta do duhet të kisha folur më shumë në emision sepse kam ndenjur shumë e heshtur.

Nëse Saimiri do të të ftonte në dasëm, do të shkoje?

Drita: Po pse jo, ne e kemi respektin për njëri-tjetrin. Do shkoja si shoqe për të dyja palët. Mirë do ishte të tërhiqja vallen e shoqërisë.

Ty të ka shkruar Saimiri ndonjëherë?

Drita: Unë ndihem e diskriminuar, sepse mua as në takim, as s’më paska shkruar, as asnjë gjë.

Mendon se vajzat këtu janë realisht shoqe apo shtiren?

Drita: Deri kur kam qenë unë pjesë kemi qenë realisht të lidhura me njëra-tjetrën sepse kalonim shumë kohë bashkë.