“‘Ndeshja e shitur’ e 25 prillit, o popull ke dy alternativa: Braktis ‘bordellot’ 30 vjeçare!”
Transmetuar më 22-01-2021, 19:42

OPINION nga Kreshnik Spahiu 

Zgjedhjet e 25 Prill nuk do ndryshojnë asgjë. Ky është basti im publik. Populli e ka shumë të vështirë ta kuptojë por sistemi elektoral aktual pengon futjen e partive të reja politike por edhe ndryshimin.

sepse ka dy pragje (rajonale dhe kombëtare)

– sepse nuk iu lejon atyre komisioner

– sepse nuk i lejon listat e hapura që te nxisë konkurrencë në lëvizjet e reja

Nga ana tjetër zgjedhjet e 25 Prill s’do sjellin as rotacion sepse PD që kërkon rikthim në pushtet ka disa disavantazhe në raport me zgjedhjet e 2017:

– 2017 kishte gjysmën e qeverisë

– 2017 opozita kishte policinë

– 2017 kishte KQZ të drejtuar nga PD

– 2017 kishte Ministrinë e Drejtësisë

– 2017 kishte mbështetje amerikane

– 2017 kishte 21 Bashki me kryetar PD

– 2017 kishte Kod elektoral më të mirë

Në këto kushte PD ka shitur zgjedhjet dhe po bëhet fasadë e Edi Ramës në zgjedhjet e 25 Prill. Asaj nuk po i plotësohet asnjë kusht për shkaqet që ajo bojkotoi zgjedhjet lokale dhe do humbas më keq se 2017.

Por çfarë alternative kanë qytetarët kur zgjedhjet i ngjajnë një rezultati që është paracaktuar? Populli ka dy alternativa:

1- Të votojë partitë e reja

2- Të bojkotojë

Dikush mund të thotë: A mos na shkon vota kot?

Kot ju shkon po votuat partitë e mëdha, sepse asgjë nuk e ndryshon Shqipërinë nëse PD merr 45 apo 49 deputet. Ajo në opozitë do mbetet dhe po legjitimon me pjesëmarrje fitoren e Ramës.

Populli duhet votojë partitë e reja që të dobësohet sa më shumë forca e dy partive të mëdha PD dhe PS. Pushteti dhe forca e tyre dobësohen duke votuar çdo parti të re.

Gjithsesi Partitë e reja nuk janë provuar. Ata nuk kanë qenë si Edi, Luli apo Likja nga 12 herë në poste. Më mirë një eksperiencë e re sesa bordellot 30 vjeçare.

Gjithsesi edhe nëse asnjë nga partitë e reja nuk ju pëlqejnë, mos dilni në votime dhe ashtu do tregoni forcën tuaj.

Së paku nuk do lejoni që votën tuaj ta vjedhin dhe numërojnë komisionerët e Lulit dhe Edit për partitë e tyre.

Mos u bëni fasadë e një ndeshje ku dy ekipet që luajnë në fushë e kanë shitur ndeshjen. BOJKOTONI sepse 25 Prill nuk do ndryshoj asgjë./a.m/NOA.al