Këngëtari i mirënjohur Ylli Baka merr Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i akordoi sot titullin këngëtarin dhe ndau një mesazh, duke vlerësuar kontributin e dhënë në prezantimin e këngës popullore të Jugut, brenda e jashtë vendit, si dhe për mbrojtjen e promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Postimi i Presidentit Meta:
Ylli Baka nuk ka nevojë për shumë prezantim sepse të rrallë janë shqiptarët, që të mos kenë dëgjuar dhe kënduar të paktën një prej këngëve të tij.
Shumë i dashur dhe i vlerësuar për zërin magjik dhe interpretimin karakteristik, ai tashmë i ka fituar me meritë zemrat dhe duartrokitjet e ngrohta të publikut, duke u bërë me repertorin e tij, pjesë e pandashme e gëzimeve në familjet shqiptare.
Për kontributin e dhënë në prezantimin e këngës popullore të Jugut, brenda e jashtë vendit, si dhe për mbrojtjen e promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, kisha sot kënaqësinë të vlerësoja edhe në emrin tuaj, Ylli Bakën, me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd