Transmetuar më 22-01-2021, 17:40

Një fëmijë 9-vjeç ka rënë nga lartësia pasditen e sotme, duke marrë dëmtime të rënda në trup.

Ngjarja është raportuar në fshatin Fierzë të qytetit të Belshit, në rrethana ende të panjohura.

I vogli është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga të dhënat e para thuhet se ai ishte duke luajtur me shokët. /k.k/noa.al/