Prindërit e nxënëses Amelia Wood janë përballur sot në gjyq me shoferin, i cili vrau vajzën e tyre.
Amelia vdiq pasi përfundoi nën rrotat e një “Land Rover Discovery” teksa makina doli nga rruga në mëngjesin e 6 Marsit 2018 dhe ajo po priste në stacion për të ikur në shkollë.
Nxënësja e Cleethorpes asokohe, 11 vjeçe, ishte vetëm pak metra larg shtëpisë së saj.
Ajo u dërgua me avion në Qendrën Mjekësore të Mbretëreshës në Nottingham, por tragjikisht vdiq gjatë udhëtimit.
Disa nga organet e saj u dhuruan për transplantim nga familja e Amelia.
Sot ishte hera e parë që familja e Amelia Wood u vu përballë me shoferin – Cameron Perkins – një 25-vjeçar i cili përfaqësohej edhe nga avokati Tim Pole.
Në gjyq shoferi nuk tha asnjë fjalë, por u përlot. Prokurori e ka e konsideruar ngjarjen aksident tragjik. Gjykata po shqyrton provat sesi makina doli nga rruga dhe nëse shoferi ka qenë mbi shpejtësinë normale.
Hetimi ka rinisur teksa nëna e vajzës Hayley Hodson dhe babai Terry Wood, duan të njihen me provat.
/a.m/NOA.al