Transmetuar më 21-01-2021, 15:30

Joe Biden mori detyrën dhe menjëherë i dha fund politikës së vjetër të Donald Trump, duke nënshkruar një seri dekretesh.

Por marrëveshjet e reja, mund të shihen gjithashtu në ndryshimet e urdhëruara nga presidenti i SHBA-së për Zyrën Ovale, pikërisht aty ku ai merr vendimet më të rëndësishme dhe që ndodhet në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. Ajo ka një formë të veçantë dhe tre dritare të mëdha me drejtim nga jugu, prapa "Resolute desk".

Ndryshimet e kërkuara nga Joe Biden, ishin gjithashtu radikale, sepse mobiljet e Zyrës Ovale janë karta e vizitës me të cilën presidenti i Shteteve të Bashkuara paraqitet veçanërisht para autoriteteve të huaja. Çdo pëllëmbë e zyrës zgjidhet me përpikëri me mobilje të veçanta dhe vepra arti.

Ikën Jackson, vjen Franklin – Një portret i Andrew Jackson, i cili qëndronte në të majtë të "Resolute Desk", është zëvendësuar me një portret të Benjamin Franklin i Joseph Duplessis.

Këto janë të gjitha veprat që Shtëpia e Bardhë po merr hua nga Galeria Kombëtare e Artit e Institutit Smithsonian.

Trump u kritikua ashpër në vitin 2017, kur ai mirëpriti një grup të veteranëve dhe ishte fotografuar vetë para portretit të Jackson, presidentit që nënshkroi ligjin që themeloi "Gjurmën e Lotëve", një dëbim i amerikanëve nga vendlindjet dhe origjina e tyre, deri në atë që tani është shteti i Oklahomas.

Gurë nga Hëna dhe simbole për emigrantët – Gazeta "Washington Post", raportoi se portreti i Franklin ishte vendosur pranë një serie shkëmbinjsh të Hënës, duke demonstruar interesin e madh të Biden në shkencë.

Një bust prej bronzi i udhëheqësit të të drejtave civile, Cesar Chavez, krijuar nga artisti Paul Suarez, u vendos në kabinetin prapa tryezës.

Chavez luftoi për të drejtat e punëtorëve të bujqësisë në Shtetet e Bashkuara dhe për paga më të mira. Busti erdhi pikërisht në ditën kur Biden propozoi një ligj të ri të imigracionit, që do të lejojë fermerët  pa dokumente, të kualifikohen për të aplikuar për karta jeshile menjëherë.

Julie Chavez Rodriguez, drejtoresha e Biden e Zyrës së Çështjeve Ndërqeveritare të Shtëpisë së Bardhë, është mbesa e udhëheqësit të sindikatës, Cesar Chavez.

Biden gjithashtu dëshironte një pikturë nga koleksioni i Shtëpisë së Bardhë, të quajtur "Avenue in the Rain".

Veprat e artit, plot metafora, ishin tashmë të pranishme në Zyrën Ovale kur arriti Trump, por u hoqën menjëherë më pas. Piktura e vajit, e krijuar në vitin 1917, u zgjodh nga administrata Obama dhe Clinton.

Buste të Martin Luther King dhe Bob Kennedy – "The Post", raportoi se bustet e Martin Luther King Jr dhe Robert F. Kennedy, gjithashtu reshtohen pranë oxhakut.

Dy figura të mëdha që lëvizën për të drejtat civile. Ka edhe buste të Rosa Parks, Eleanor Roosevelt dhe një skulpturë Allan Houser, të një kali dhe kalorësi Chiricahua Apache. Skulptura, tha "WP", dikur i përkiste senatorit të ndjerë, Daniel Inouye, një demokrat i zgjedhur në Hawaii.

Churchill "i dështuar" – Pikturat e George Washington, Abraham Lincoln, Franklin D. Roosevelt, Thomas Jefferson dhe Alexander Hamilton, janë zhvendosur në pjesë të tjera të zyrës, së bashku me një bust të Daniel Webster, një ish-senator që mbronte Bashkimin e Kombit. Një bust i Winston Churchill u hoq po ashtu.

Pena dhe kupa mbi tavolinë – Në foton e parë zyrtare, Joe Biden u shfaq me pak objekte në "Resolute Desk", që pasqyrojnë patjetër një tranzicion të energjisë: një filxhan kafeje dhe disk, si dhe një kuti stilolapsash për të nënshkruar urdhra. Kafeja është një risi në krahasim me Trumpin.

Ish-presidenti kishte një buton që shërbente për të thirrur një kamerier në çdo kohë për ta furnizuar atë me pije.

Trump gjithashtu kishte kohë që përdorte shënjuesit e zinj të trashë për të nënshkruar dokumentet zyrtare dhe dekrete presidenciale.

Ndryshimi i karriges – Joe Biden zgjodhi një karrige lëkure të mbushur me tegela ngjyrë kafe të errët që zëvendësoi ngjyrën kafe më mbresëlënëse dhe të kuqërremtë të përdorur nga Trump. Orenditë e tjera të zgjedhura nga Biden, përfshijnë një qilim blu me zbukurime me lule dhe perde të errëta.

Flamujt e trupave të ndryshëm ushtarakë amerikanë, të cilët Trump fillimisht i shtoi dekorit të dhomës, janë hequr.

Fotografi familjare – Fotografitë prapa presidentit, të shfaqura zakonisht në bufe, janë zëvendësuar me familjen e Bidenit.

Shumë nga imazhet tregojnë se sa e madhe është familja e presidentit dhe imazhet përfshijnë shumë anëtarë që e shoqëruan atë në Uashington ditën e inaugurimit. Dhe pastaj fotoja e  pashmangshme e dajlit të tij të dashur, Beau, i cili nuk jeton më. /e.a/noa.al/