Transmetuar më 17-01-2021, 09:24

Tre persona kanë tentuar të vjedhin një dyqan celularësh në rrugën “Kongresi i Përmetit” në Fier, kur gjatë tentativës, grabitësit janë pikasur nga një efektiv i policisë, i cili po shkonte për të marrë shërbimin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:10 të mëngjesit të sotëm. Policia thotë se efektivi ka ndërhyrë, duke u paplasur fizikisht me autorët, ndërkohë që gjatë kohës së largimit ata kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Sipas policisë, biznesi i dëmtuar mësohet se ka qenë në pronësi të shtetasit me iniciale R.C.

Ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. /e.a/noa.al/