Transmetuar më 15-01-2021, 18:22

Një shqiptar u vra aksidentalisht teksa kishte shkuar për gjueti.

Ngjarja ndodhi në Spoleto të Italisë, ku shqiptari 40 vjeçar, Artur, J., e cili jetonte prej vitesh në atë zonë, u dërgua me urgjencë në spital por ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, teksa shqiptari kishte shkuar vetëm për gjueti.

Me një të shtënë të vetme, ai mbeti i plagosur në kokë.

Të parët që ndërhynë ishin gjuetarë të tjerë në zonë.

Aksidenti ndodhi në një zonë veçanërisht të paarritshme dhe të vështirë për t’u arritur.

Ekipet e shpëtimit arritën në kohë, por përpjekjet për ta çuar në spital u vështirësuan për shkak se automjeti i urgjencës ngeci në baltë edhe për shkak të borës së rënë ditët e fundit.

Mjekët bënë gjithçka për të shmangur vdekjen e 40-vjeçarit, duke u përpjekur të ndërhynin në dëmtimin e rëndë të kokës, por nuk ia dolën.

Në vend të aksidentit, karabinierët, kryen të gjitha gjetjet e nevojshme për të rindërtuar me saktësi dinamikën që çoi në goditjen fatale.

Për momentin, përjashtohet çdo hipotezë tjetër përveç shkaqeve aksidentale.

/a.m/NOA.al