Transmetuar më 15-01-2021, 11:04

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona, teksa tentonin të trafikonin drogë nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë. Ndërsa janë sekuestruar 21 kg e 500 gram lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Sipas policisë, janë arrestuari R.N., 41 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë dhe I. M., 54 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”).

“Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Cerje, Pustec, në kufirin e gjelbër me Greqinë, me dy çanta shpine, brenda të cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kg e 500 gr. lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi të cilën këta shtetas po tentonin ta trafikonin në drejtim të Greqisë", – thuhet në njoftimin e policisë. /e.a/noa.al/