Transmetuar më 14-01-2021, 22:58

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Open” në Top Channel ka deklaruar se Shqipëria ka kapacitete që të ruajë 250 mijë vaksina të Pfizer.

Sipas kryeministrit nuk është e nevojshme që të merren të gjitha vaksinat përnjëherësh për shkak se nuk mund të injektohen sipas tij të gjitha.

Më tej Rama ka shtuar se po negociohet me "AstraZeneca" dhe "Johnson & Johnson".

Po ashtu ai ka thënë se po mbahen kontakte me kompaninë Moderna.

“Ne kemi kapacitet që të mbajmë 250 mijë vaksina Pfizer, por nga ana tjetër sigurimi sot dhe parapagimi me vaksinën më të shtrenjtë kur ti nuk ke nevojë që të kesh të gjitha sot. Është e panevojshme. Ne jemi duke negociuar me AstraZeneca që është më e lirë dhe më e lehtë për tu mbajtur. Jemi afër me AstraZeneca. Po presim "Johnson and Johnson", vaksinë me një goditje. Kemi kontakte dhe komunikojmë me Modernën. Ka edhe një element tjetër se pse është kaq e çmuar sepse kërkesa është marramendëse dhe prodhimi shumë i ulët”, ka thënë Rama.