Transmetuar më 14-01-2021, 15:26

Një 26-vjeçar, me profesion oksigjenist në spitalin e Kavajës, është arrestuar pasi kishte marrë 30 bombola oksigjeni nga spitali, pa autorizimin përkatës.

I riu me inicialet M. Sh, i shpërndante më pas bombolat te persona që kishin nevojë për oksigjen.

Nuk dihet se prej sa kohësh ai e kryente këtë veprimtari të paligjshme dhe të rëndë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre". /k.k/noa.al/