Transmetuar më 14-01-2021, 14:54

Mbi dy tonë drogë, përfshirë kokainë, marijuanë dhe hashash për një vlerë prej rreth pesë milionë euro: ky është rezultati i operacionit policor të koduar "Saudade bis", i cili filloi në vitin 2016  dhe që çoi sot, të enjten 14 janar, në shkatërrimin e një grupi trafikantësh droge mes Shqipërisë, Amerikës Jugore dhe Italisë.

Hetimet e operacionit kanë vënë nën hetim 40 persona. Mëngjesin e sotëm janë ekzekutuar 19 masa ndalimi, ndaj shtetasve italianë dhe shqiptarë, 2 persona janë vënë nën ‘arrest me burg’, 9 në ‘arrest shtëpiak’ e 8 persona janë vënë nën ‘detyrim paraqitje’.

Grupi kriminal trafikonte kryesisht marijuanë, hashash e kokainë përmes rrugës së Adriatikut dhe përmes rrugëve ajrore.

Hetimet e operacionit kanë nisur më vitin 2016 nga Guardia di Finanza e Milanos duke çuar në sekuestrimin e  rreth 2 tonë drogë me vlerë 5 milionë euro.

Si pjesë e operacionit "Saudade bis", policia kapi një sasi droge me vlerë afërsisht pesë milion euro në disa ndërhyrje të tjera. Konfiskimi më i rëndësishëm ndodhi në maj 2017 në ujërat e Brindizit.

Në fakt, në brigjet e Brindizit, policia kishte sekuestruar një ton e gjysmë marijuanë në një gomone dhjetë metra të gjatë. Gjithashtu me atë rast u arrestuan dy korrierët, të dy me origjinë shqiptare.

Operacioni i sotëm “SAUDADE-bis”, ka çuar në kontrollin e disa banesave e lokaleve.

Hetimet kanë zbardhur të gjitha degët e veprimit të grupit kriminal në Itali e neutralizimin e plotë të tyre.

Personat e vënë nën masa ndalimi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge e pjesëmarrje në aktivitet kriminal. /e.a/noa.al/