Transmetuar më 13-01-2021, 17:35

Vijon të jetë në rritje numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri.

Në 24 orët e fundin janë evidentuar 707 raste të reja, nga 3 mijë e 307 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 267 raste në Tiranë, 53 raste në Durrës, 34 raste në Elbasan, 30 raste në Vlorë, 22 raste në Berat, 20 raste në Fier, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Sarandë, 17 raste në Shkodër, 16 raste në Korçë, 15 raste në Lushnje, 13 raste në Pukë dhe në Librazhd, 12 raste në Krujë, Kurbin, 11 raste në Kukës dhe Kamëz, 9 raste në Gjirokastër dhe Delvinë, 8 raste në Mallakastër, Shijak, Kuçovë,7 raste në Kavajë, Pogradec, Dibër, 5 raste në Gramsh, Vorë, Mat, 4 raste në Vau i Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Cërrik, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Bulqizë, Peqin, Konispol, 2 raste në Tropojë, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Selenicë, Roskovec, Memaliaj.

4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 76-89 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 439 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,860 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 268 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. /k.k/noa.al/