Çmenduri në Elbasan/ I vë flakën ambjenteve të shtëpisë pas debateve me familjarët dhe fqinjin (EMRI)
Transmetuar më 13-01-2021, 17:37

Një ngarjje e rëndë ndodhi në Elbasan.

Një djalë rreth 25-vjeç, pas debateve me familjarët e tij dhe më pas me një nga fqinjët, i ka vënë flakën ambenteve të jashtme të shtëpisë.

Ai i ka vënë zjarrin shtëpisë së fqinjit, një gruaje dhe djalit, pasi duket se ata u përpoqën t’i ndihmonin familjarët e 25-vjeçarit dhe të ndalonin këtë të fundit, pas debateve.

Djali i cili dyshohet se vuante nga probleme mendore raportohet se i ka spërkatur me benzinë fqinjët dhe i ka vënë zjarrin ambjenteve të jashtme, duke alarmuar zonën.

Pas sherrit me ta,  Ndriçim Zekthi, ka arritur t’i vërë flakën murit, por që është shuar menjëherë duke frenuar përhapjen e flakëve.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Hajdaran dhe  nuk dihet se cili ka qenë shkaku që ka sjellë konfliktin mes fqinjëve.

Nga flakët kanë mbetur të lënduar dhe me plagë dy persona.

Pas ndërhyrjes së policisë ekipit zjarrfikës dhe ambulancës, të lënduarit raportohet se u transportuan drejt spitalit te Elbasanit.

Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë duke shoqëruar në komisariat autorin.

Pritet që të hetohen dhe të sqarohen rrethanat e ngjarjes.

/a.m/NOA.al