Skandali me sanitaren te “Covid 2”, Rama u kthehet komentuesve në Facebook
Transmetuar më 13-01-2021, 17:15

Edhe pse jo përmes një deklarate të posaçme, Kryeministri Edi Rama ka reaguar për skandalin me sanitaren në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Duke iu përgjigjur komentuesve në Facebook, Rama ka replikuar me disa prej tyre.

Njëri shkruan se ndien keqardhje për të shtruarit në atë spitalm duke përmendur edhe rastin në fjalë.

“Mos dëgjo po shiko, se me të dëgjuar bëhesh për gjynah edhe ti që degjon!”.

Ndërkohë, një tjetër qytetar i shkruan Ramës se nuk janë imbursuar për ilaçet e covid, madje ka paguar infermerët dhe mjekët nën dorë.

“Po ne që e kemi me të provuar e faktuar, kupona tatimorë të gjithë ilaçeve e vizitave që kemi blerë/bërë për një person të sëmurë nga covidi|, përgjigjet Rama. /k.k/noa.al/