Transmetuar më 13-01-2021, 15:16

Një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se nga 1.825 testime të kryera gjithsej, janë regjistruar 299 raste të reja, ndërsa janë shëruar 526 persona të tjerë.

Rasti i vetëm i vdekjes, është nga komuna Prishtinë (82 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 47.605 persona, kurse numri i rasteve aktive është 5.567.

Ndërkohë, nga fillimi i pandemisë e deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid është 54.560 raste nga 201.918 persona të dyshimtë, mes të cilëve 1.388 kanë humbur jetën. /e.a/noa.al/