Plagoset me armë zjarri një person në Milot, detajet e para të ngjarjes
Transmetuar më 13-01-2021, 12:46

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Milot të Shkodrës mesditën e sotme, ku mësohet se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar, i identifikuar si Y.I.

Nga të dhënat e para, bëhet me dije se dy persona me motor dyshohet se kanë qëlluar mbi 45-vjeçarin, i cili ka marrë plagë dhe është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë.

Drejt tij është qëlluar me breshëri, pasi dyshohet se në vendngjarje janë gjetur 30 gëzhoja plumbash.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Vijon…