Transmetuar më 12-01-2021, 20:22

Shpërthimi i një bombule gazi provokoi një tragjedi të mundshme, në një familje në Vlorë.

Nga shpërthimi ka marrë flakë apartamenti ku ndodhi shpërthimi në qytetin e Vlorës.

Por ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur shuarjen e flakëve në një kohë të shpejtë.

Ngjarja ka ndodhur në katin e gjashtë të një pallati në zonën pranë xhamisë së qytetit, që njihet ndryshe edhe si “Omonia”.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz./a.n/NOA.al