Transmetuar më 12-01-2021, 19:11

Pas një konflikti me një 18-vjeçar qëllon me armë në ajër dhe më pas largohet, por identifikohet nga policia dhe shpallet në kërkim.

Ngjarja ndodhi sot në fshatin Adriatik, Kurbin.

Sipas policisë, shtetasi A.B., 20 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin E.P., 18 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë  shërbimet e Policisë po krehin zonën  për kapjen e 20 vjeçarit si dhe gjetjen e  sekuestrimin e  armës së zjarrit  me të cilën ka qëlluar në ajër.

/a.m/NOA.al