Fotot+Video/ Vrasja e shqiptarit që tronditi Athinën, babai doli para dy djemve për t’i mbrojtur nga plumbat
Transmetuar më 12-01-2021, 18:17

Vrasja e një shqiptari dje në Athinë dhe plagosja e dy djemve të tij ka tronditur opinionin grek dhe atë shqiptar.

Mbi ngjarjen, mësohet se babai ka dalë përpara djemve dhe është vrarë nga plumbat që janë derdhur drejt tyre.

Ai është shqiptari Edmond Llangozi, 53 vjeç.

Nga ngjarja, janë plagosur dy djemtë e tij dhe ata janë Anxhelo e Mihal Llangozi, 28 dhe 22 vjeç. Autorët kanë qëlluar në drejtim të shqiptarëve në një kafene, kurse kanë plagosur edhe kamerierin.

Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja. Fillimisht, u tha se ata u qëlluan nga një makinë në lëvizje, por policia greke nuk ka gjetur ende asnjë automjet.

Të plagosurit po trajtohen në spitalin “Gennimatas”. Policia po përpiqet të identifikojë dhe të arrestojë autorët. Si motiv i ngjarjes së rëndë fillimisht u tha se gjithçka ndodhi për një borxh, por priten hetimet e detajuara për zbardhjen e ngjarjes.

/a.m/NOA.al