Transmetuar më 11-01-2021, 11:32

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar pranë Prokurorisë se Posaçme zyrtarë të Partisë Socialiste.

Kallëzimi është depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari. Zyrtarët e PS akuzohen për shpërdorim të detyrës në funksion të fushatës elektorale.

Sipas LSI, zyrarë të lartë të PS janë angazhuar në aktivitete elektorale edhe pse KQZ parashikon se diçka e tillë është e ndaluar.

Braimllari pritet që të dalë sot në orën 13.00 në një konferencë për media nga selia e LSI-së, për të dhënë detaje të mëtejshme lidhur me kallëzimin në fjalë. /e.a/noa.al/