Transmetuar më 11-01-2021, 11:08

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 48-vjeçar, me iniciale B.K, pasi lëvizte me armë zjarri pistoletë pa leje, e tipit "Zastava".

Sipas policisë, gjatë kontrollit, 48-vjeçarit, banues në fshatin Bërdicë në Shkodër, i cili ishte futur në një lokal, i janë gjetur edhe 9 fishkë.

Sakaq arma e zjarrit pistoletë dhe fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”. /e.a/noa.al/