Transmetuar më 10-01-2021, 23:09

Melisa deklaroi këtë mbrëmje në “Përputhen Prime” në Top Channel se nuk flet me nënën e saj, pas akuzave të bëra nga Fatjoni se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me një djalë, për të cilin portalet aluduan se është Andi.

Megjithatë Melisa mohon marrëdhënien me Andin.

“Nuk flas me mamanë time për shkak të kësaj situate. Ajo e di shumë mirë se kush jam dhe si jam, por duke qenë një epokë tjetër.

Ajo nuk do më hedhë kurrë në rrugë se jam fëmija i saj, por normalisht që do ketë kritika.

Akuzat e Fatjonit dhe aludimet e publikut e kanë prekur”, deklaroi Melisa, e cila mohoi marrëdhënien me Andin./noa.al/