Transmetuar më 10-01-2021, 17:52

Një video u bë virale një ditë më parë në Internet, ku shfaqeshin disa përfaqësues të lartë të qeverisë në një prej restoranteve më të shtrenjtë të Dubait.

Një ditë pa pas, kjo është komentuar edhe nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ky i fundit e ka dënuar diçka të tillë, në kushtet kur vendi po përballet me përmbytjet.

“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, shkruan Basha në Facebook. /k.k/noa.al/