Transmetuar më 10-01-2021, 11:12

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ka nisur këtë të diel me një bashkëbisedim me qytetarët në Sauk.

Kryemadhi është shprehur se vendi ndodhet në një situatë jashtëzakonisht të keqe nga përmbytjet, ndërsa sipas saj, ka një lloj mungese përgjegjësie, por edhe aftësi profesionale, nga qeveria dhe autoritetet.

“Është bërë shumë e vështirë të lëvizësh nëpër Tiranë edhe pse ditë e diel, prapë e vështirë sepse përmbytjet kanë krijuar një situatë jashtëzakonisht të keqe”.

“Kemi qenë në kontakt me të gjithë miqtë, shokët tanë në të gjithë Shqipërinë, situata ka kaluar çdo limit. Shikojmë një lloj mungese përgjegjshmërie, por edhe aftësi profesionale”.

“Ne e lamë që të diskutonim sot, pasi edhe 105 ditë na kanë ngelë nga 25 prilli. Ajo që ne duam të shikojmë, të jemi pranë njëri-tjetrit në këtë situatë të tmerrshme, ku shiu do të vazhdojë sipas specialistëve”.

“Nëse 1 vit më parë kishim tërmetin që la mijëra familje jashtë, pastaj pandemia që mbylli biznese të tëra e la pa punë mijëra shqiptarë. Covidi që shkatërroi emocionalisht familjet tona dhe tani nga ana tjetër kemi edhe këtë situatë që shikojmë një papërgjegjshmëri të qeverisë. E thënë shkurt totalisht të paaftë”.

“Unë jam e bindur që ndryshimi do të vijë, por nuk do të vijë sepse ne duam, por do të vijë sepse duam ta ndjejnë shqiptarët, sepse njerëzit vërtetë presin një ndryshim. Nuk vjen ndryshimi vetëm se ndryshojnë partitë, por sepse të gjithë ne në radhë të parë, duke nisur nga unë e para si kryetare e LSI, por edhe Aldi që do të kandidojë për LSI, edhe Erisa që është nënkryetare e do të jetë sërish kandidate dhe jam e bindur që të dy do të jenë deputetë të qarkut të Tiranës, e duhet të jemi të përulur”, – tha Kryemadhi.

Ajo pranoi se, “kemi 30 e ca vjet tranzicion dhe akoma nuk kemi atë që është më minimalja, shëndetësinë falas që iu është premtuar, por le të mos jetë falas, por të ju gjendet qytetarëve në shtëpi”.

/a.m/NOA.al