Transmetuar më 09-01-2021, 23:23

Eliona Pitarka, një nga aktoret e humorit të “Klanifornias” është në pritjen e ëmbël dhe së fundmi ka zbuluar dhe gjininë e foshnjes.

Siç po ndodh gjithnjë e më shumë me njerëzit e famshëm edhe Elion ka zgjedhur ta bëjë të ditur në një formë të veçantë.

Ajo ka publikuar një video në të cilën shihet përkrah dy balerinëve në një sallë kërcimi.

Të tre ata kërcejnë nën ritmet e këngës “Baby Shark” dhe në fund zbulojnë se Eliona është në pritje të një vajze.

Pavarësisht se Eliona është në muajt e fundit të shtatzënisë ajo duket në formë perfekte fizike dhe barku i rrumbullakosur nuk e ka penguar aspak të bëjë disa lëvizje në kërcim.

Më poshtë pamjet: