Transmetuar më 09-01-2021, 21:30

Aktori i njohur Amos Zaharia, njëherazi dhe djali i Yllka Mujos, është rrëfyer si rrallëherë.

Ai ka treguar disa nga momentet më të pabesueshme të jetës së tij në një intervistën për moderatoren Ester Bylyku.

Ndër të tjera, Amos ndau me publikun nje episod që daton vite më parë, kur ai ishte 12-vjeç.

Pjesë nga biseda:

Ester Bylyku: Amos, më trego një rast që e ke trembur vërtet shumë nënën tënde.

Amos Zaharia: Një episod, ka qenë kur isha 12-vjeç. Së bashku me 2 shokë vendosëm të arratiseshim drejt Italisë, pa lajmeruar askënd. Atëherë s’ka patur as telefona. Morëm trenin dhe udhëtuam për tre ditë, por na kapën në Vlorë (qesh)

Ester Bylyku: Dhe si reagoi Yllka? Të bërtiti? Të dha ndonjë shuplakë? (qesh)

Amos Zaharia: Jo, vetëm më përqafoi shumë fort. Në familjen tonë asnjëherë nuk është ngritur dorë, për asnjë arsye